Luiz Ejlli po vjen me një duet me Teuta Selimin, këto janë detajet

  • E.k /
  • 27 August 2024 - 12:55
Luiz Ejlli po vjen me një duet me Teuta Selimin, këto janë detajet

Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli, ka treguar se ka realizaur katër këngë të reja, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ejlli ka zbuluar se po vjen edhe një bashkëpunim me Teuta Selimin, duke thënë se tekstin e ka shkruajtur Fifi.

“Me ardhjen e shtatorit, vijnë edhe shirat. Po në të njëjtën kohë vijnë edhe baladat, unë i kam të mbaruara mbi katër këngë”, u shpreh ai, duke thënë “është një duet me Teuta Selimin, teksti Fifi, muzika 90 për qind Fifi dhjetë për qind unë”.

(Kosova Sot Online)