Erjola Doçi në lidhje me një akademik

  • A.P /
  • 03 September 2024 - 12:22
Erjola Doçi në lidhje me një akademik

Erjola Doçi, është rikthyer me intervistë pas një kohe të gjatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka folur për këtë periudhë verë, periudhën pas formatit të famshëm si dhe për jetën private.

 

 

E njëjta zbuloi se ka nisur një njohje me një akademik, duke thënë se po i pëlqejnë njerëzit e mençur.

“Preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo.

Doçi tutje tha: “Që edhe mund të ma ketë. Jam në një erë njohje. Kaq mund të them”.

Ajo u bë më e njohur për publikun në Big Brother, gjersa u shfaq pa filtra duke zbuluar shumë gjëra për veten.

Erjola do të nisë me një projekt së shpejti, ku do të jetë në rolin e opinionistes. 

Image

 

(Kosova Sot Online)