Kështu e uron Bardhi - Sarën e tij

  • A.P /
  • 03 September 2024 - 14:36
Kështu e uron Bardhi - Sarën e tij

Sara Gjordeni feston ditën e sotme ditëlindjen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, e cila është në pritje të ëmbël, mori urime e dhurata të shumta.

 

Por, dedikimi më special ishte nga partneri i saj, këngëtari Bardhi.

“Urime ditëlindjen Sarë. Çika jem e vogël. Nëna e fëmijëve të mi, inspirimi jem, gjysma ime”, ishin fjalët e këngëtarit.

Më pas, ai postoi edhe një foto tjetër ku shkroi: “Edhe 100 tjera. Të dua shumë”.

Kujtojmë se çifti u njohën në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, ku edhe nisën romancën. Ata janë në pritje të një fëmijë, gjinia e së cilës është vajzë.

Image

(Kosova Sot Online)