Bleona pozon krah modelit të njohur

  • A.P /
  • 05 September 2024 - 14:18
Bleona pozon krah modelit të njohur

Bleona Qereti prej kohësh nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. E mesa duket ajo ka diçka të re në këtë drejtim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prej javësh  këngëtarja ka qëndruar në Shqipëri, duke shijuar detin me prindërit e saj.

 

 

Dhe këto kohë Bleona i ka shfrytëzuar edhe për të realizuar një video projekt muzikor.

Një model polak, i quajtur Kamil Nizinski me siguri do të shfaqet në skenat e klipit të ri të këngëtares shqiptare.

Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera dhe nuk dihet nëse kënga do jetë e destinuar për tregun shqiptar apo atë ndërkombëtar! E deri atëhere nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim.

Image

 

(Kosova Sot Online)