Rita Ora si shitëse në një dyqan

  • A.P /
  • 06 September 2024 - 08:00
Rita Ora si shitëse në një dyqan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka befasuar vizitorët e një dyqani veshjesh, duke u bërë për pak kohë arkëtarja e atij dyqani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e cila tregonte momentin kur ajo mori një bexh nga “Primark” me emrin e saj dhe filloi t’iu shërbente klientëve te arka e dyqanit “Primark” në rrugën Oxford të Londrës.

 

 

Rita Ora shfaqet e buzëqeshur dhe plot energji, ndërsa përshëndet dhe ndihmon klientët e pranishëm te arka. Ajo kreu të gjitha detyrat si një arkëtare e vërtetë, duke bërë pagesat dhe duke i paketuar blerjet me kujdes për çdo klient.

Image

(Kosova Sot Online)