Ja kush i kërkon Loredanës dhe Adeyemit të sjellin një fëmijë në jetë

  • A.P /
  • 09 September 2024 - 15:12
Ja kush i kërkon Loredanës dhe Adeyemit të sjellin një fëmijë në jetë

Loredana dhe Karim Adeyemi janë një çift tejet i komentuar në mediet e shtypit rozë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reperja e njohur ka publikuar së fundmi një video në TikTok në një transmetim siç duket të përbashkët me të dashurin e saj futbollist.

 

Megjithatë, fansat e reperes patën një kërkesë për të; i kërkuan asaj dhe futbollistit të sjellin një fëmijë në jetë.

“E duam një mini Karim”, ishte komenti i njërës llogari që menaxhohet nga fansat e Loredanës.

Sigurisht, nuk mungoi reagimi i artistes së njohur e cila i pëlqeu komentin; a është ky një konfirmim?

Ndryshe, Loredana dhe futbollisti i njohur janë në një lidhje dashurie tash e një kohë të gjatë dhe romanca e tyre është shumë e komentuar.

Image

(Kosova Sot Online)