Këto janë urimet e artistëve të nderuar për 26 vjetorin e gazetës historike 'KOSOVA SOT'

  • A.P /
  • 12 September 2024 - 10:00
Këto janë urimet e artistëve të nderuar për 26 vjetorin e gazetës historike 'KOSOVA SOT'

Shkruan: Armend Preteni

Që nga numri i saj i parë më 12.09 1998, e deri më sot, kur gazeta “Kosova Sot”, po shënon jubileun e njëzetë e gjashtë, ka qenë arenë dhe oazë e pashterrur, për të gjithë qytetarë, artistë e politikanë në mbarë trojet shqiptare, pa harruar dhe diasporën.

Kontributi i gazetës “Kosova Sot” në zhvillimet kulturore në vend gjatë këtyre dekadave të ekzistimit të saj ka qenë mjaft i rëndësishëm, posaçërisht në përkrahjen dhe hapësirën që u ka kushtuar njerëzve të artit dhe kulturës, trajtimin e fenomeneve të ndryshme, si dhe shqetësimeve të komunitetit artistik.

 

Në këtë jubile, të gazetës, nuk kanë si të mungojnë as urimet e artistëve, e cila iu qëndroj pranë atyre në çdo hap të karrierës, duke qenë dëshmitare dhe transmetuese e artit deri tek publiku i tyre.

Ky është urimi nga Aurela Gaçe:

Image

"Kosova Sot", feston sot 26 vite punë, mund energji e dhënë për të mbajtur gjallë informacionin, median e saktë. Me këtë rast shfrytëzoj rastin t'ju falënderoj se më keni përkrahur. Duke qenë se kemi udhëtuar bashkë tërë këto vite. E vlerësoj vërtetë energjinë dhe mundin që kanë hedhur ata që kanë punuar për këtë media. Besoj se do të rritemi bashkë akoma. Edhe 126 vite ju uroj "Kosova Sot" dhe gjitha të mirat...

Ky është urimi nga Gili Berani:

Image

Urime pa fund për gazetën "Kosova Sot"!

Vatër e informimit të përgjithshëm në çdo sferë të jetës ! Duke qenë të vetëdijshëm në përkrahjen e vazhdushme sidomos të artistëve në çdo projekt të lansuar nga ta, UROJMË shumë suksese afatgjate për "Kosovën Sot". Gëzuar!

Ky është urimi nga Miranda Hashani:

Image

Gazeta "Kosova Sot", uroj të jetë e dashur për lexuesin siç ka qënë deri tani dhe të mbetet shembull për gazetat e portalet tjera, të cilat po mbjellin konfuzion, dëshpërim, dezorientim në shoqërinë tonë…

Shtypi bulevardesk, i cili synon devalvimin e vlerave tona, duhet të luftohet, duke i krijuar hapësirë reflektimit të vlerave të mirëfillta kulturore të popullit tonë…

Jam shumë falenderuese që gjithmonë jeni aty për të më dhënë përkrahje dhe vlerësim në çdo projekt timin.

Redaksisë tuaj i uroj vazhdim të mbarë e të sukseshëm në misionin për informim të drejtë e të mirëfilltë

Ky është urimi nga Ganimete Jashanica:

Image

Ka vite që gazeta "Kosova Sot" është bashkëudhëtare e artistëve shqiptarë. Duke qenë koherente dhe e panashme për të gjithë.

Me këtë rast ua uroj 26 vjetorin duke ju dëshiruar jetëgjatësi në projektin e filluar që nga viti 1998. Derisa Armend Pretenit, si gazetar, suksese në misionin e tij fisnik dhe parimor për ta mbrojtur artim e mirëfilltë.

Ky është urimi nga Vesa Luma:

Image

 

Gëzuar 26 vjetori gazeta "Kosova Sot"!

 

“Dua të falenderoj "Kosova Sot" dhe ty Armend Preteni, që më keni mbështetur mua dhe shumë artistë të tjerë duke qenë korrekt dhe profesional në çdo lajm që keni bërë. Uroj të jetoni gjatë sepse kemi nevojë për cilësi e gazetari të mirëfilltë, më shumë se asnjëherë tjetër! Urime!

Ky është urimi nga Sunaj Saraçi&Vera Oruçaj

Image

Gazeta "Kosova Sot", me gjithë punën e palodhshme që keni treguar për popullin mbarë shqipetar, unë Sunaj Saraçi dhe Vera Oruçaj, ju urojmë jubileun e 26-të. Paqit shëndet i gjithë stafi juaj dhe falemnderim të madh për seriozitetin e realitetin që ju kultivoni qdo ditë me informatat e përditshme që i jepni popullit. Respekte

Ky është urimi nga Fatjeta Barbullushi:

Image

Artisti duhet të shoh karrierën e tij si diqka të shenjtë, dhe koherent me vlerat të cilat i ndan dhe manifeston me publikun. Puna e tij nuk duhet t’i përkas mediave, por publikut ardashës.

-Qëndrimi Im ndaj medias si shkak pasojë, kauzë efekt ka ba që mos të kem një mardhënie t’mirë me ta n’përgjithësi përveq se tek tuk ku kam mundur të bashkpunoj me njerëz dhe institucione ku ndajmë të njejtat parime përafërsisht.

Thuhet që gazetave dhe pasqyrave s’duhet t’u besojmë, por edhe kjo mbetet relative.

Për “KOSOVA SOT “ jam falenderuese e shpreh mirënjohje për pranimin, vendin dhe përkrahjen që kam pasur e kam ndër vite nga ata pa kushte por me profesionalizëm dhe respekt reciprok.

Ky është urimi nga Naser Berisha:

Image

Sot mësova se gazeta “Kosova Sot” po feston përvjetorin e saj të 26-të. Ky është një moment i rëndësishëm që reflekton përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj në botën e informimit. Me këtë rast, dëshiroj t’ju uroj shumë përvjetorë të tjerë të suksesshëm, duke vazhduar të jeni një burim i besueshëm dhe i rëndësishëm për lexuesit tuaj. Urime dhe suksese të mëtejshme në çdo hap të rrugëtimit tuaj!

Ky është urimi nga Nazife Bunjaku:

Image

Urimet më të përzemërta me rastin e jubileut te 26 të "Kosova Sot". Gazeta, portali më i denjë për ne artistët, me këtë rast shfrytëzoj rastin të përshendes gazetarin Armend Preteni për përkrahjen e pafundme të të gjithë artistëve.

Ky është urimi nga Shqipe Kastrati

Image

Urime 26 vjetorin e themelimit të gazetes "Kosova Sot" , uroj dhe shumë suksese në të ardhmen. Ju falemnderit për përkrahjen që më keni dhënë gjatë këtyre viteve si këngëtare. Me shumë respekt: Shqipe Kastrati. Gëzuar!

Ky është urimi nga Vjollca Buqaj

Image

Urime 26-vjetori i gazetës "Kosova Sot"! Faleminderit Armend për mbështetjen e vazhdueshme dhe për promovimin e artit tim. Ju uroj edhe shumë vite suksese dhe vazhdimësi në ndihmën që i jepni kulturës dhe artistëve tanë!" Me respekt Vjollca Buqaj!

Ky është urimi nga Emine Hasimi

Image

Përshendetje! Urime Armend Preteni, përvjetori i 26 i gazetës “Kosova Sot” . Ju faleminderit për përkrahjen e juaj që na bëni neve artistëve kudo që jemi, shumë krenarë dhe na mbështetni gjithmonë. Kjo do të thotë shumë për të ardhmen tonë që kujdeseni për ne të mos jemi të humbur si në humnerë. Ju lumtë për punën që bëni, ju përgëzoj për këtë datë të rëndesishme për gazeten "Kosova Sot" ndihem shumë krenare me punën e juaj!Ju faleminderit shumë nga Emine Hasimi

Ky është urimi nga Violeta Kajtazi:

Image

"Kosova Sot". Faleminderit për përkrahjen që na ke dhanë në çdo projekt që kemi realizu! Urime 26 vjetori! Suksese! Me shumë respekt Violeta Kajtazi!

Ky është urimi nga Edi Krasniqi&Rifadije Grajçevci

Image

Urime jubileun e njëzetë e gjashtë, gazeta më prestigjioze "Kosova Sot". Urojmë që sukseset tuaja të mos ndalen asnjëherë!

Respekt për gjithë stafin e gazetës "Kosova Sot" në veçanti pershendesim gazetarin Armend Preteni dhe e falenderojmë për mbështetjen që u bën gjithë artistëve.

Çdo të mirë Edi dhe Rifadija.

Ky është urimi nga Albana Bilalli:

Image

Ju uroj punë, e dashni në atë që e sërvoni. Jeni përkrahje e shumë artistëve. Gjitha të mirat i festofshi.

Me respekt Albana.

Ky është urimi nga Lendita Selimi:

Image

Me rastin e 26 vjetorit të gazetës "Kosova Sot", une ju uroj gjithë stafit punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme në të rejat që na sjellin gjithmonë dhe që ka qenë burim i pashterrshëm i lajmit dhe informacionit për të gjithë shqiptarët nëpër botë… Gëzuar!

Ky është urimi nga Dafina Dauti:

Image

Dua t'ju uroj për përvjetorin e 26 "Kosova Sot", duke ju dëshiruar shumë suksese në vizionin tuaj. Ne si artistë jemi të lumtur për përkushtimin tuaj ndaj artit, prandaj mos u ndalni por vazhdoni edhe më fuqishëm...

.Ky është urimi nga Beni Baksi

Image

26 vite më parë u hap një dritare e informimit. Një nga gazetat ndër më të mirat "Kosova Sot", një shpresë e informimit për aktualitetet e vendit, një përkrahëse e kulturës, artit të muzikës. Unë nga zemra i falendëroj për të gjitha shkrimet rreth karrirës sime, e angazhimit tim artistik. "Kosovë Sot", i uroj punë e jetgjatësi e mbarësi. Me respekt falënderus pa fund nga Beni Baksi.

Ky është urimi nga Elita Reçi

Image

"Kosova sot" së pari urime 26 vjetorin e themelimit, ju uroj nga zemra jetëgjatësi, dhe të vazhdoni misionin tuaj, për të shkruar, hulumtuar dhe prezantuar gjithmonë të vërtetën, pa e ndryshuar, zbukuruar apo shtrembëruar asnjë shkronjë...Frymëzim dhe identifikim për të gjithë shqiptarët, mbështetje e jashtëzakonshme për të gjithë artistët e mirëfilltë të muzikës shqipe. Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë gjithmonë. Suksese.

Ky është urimi nga Jehona Shaqiri

Image

26 vite wow. Fjalët janë të pakta për të uruar një ushtri si "Kosova Sot"

Ju paqim gjithë jeten. Gëzuar 26 vjetorin zhurma e sekreteve të pa thëna...

Ky është urimi nga Fikrije Murati:

Image

Më lejoni që me rastin e 26 vjetorit të gazetës "Kosova Sot", t'ju uroj shumë suksese në punën tuaj. Vijoni kështu me suksese dhe mos ndaloni për asnjë moment pasi jeni media unike.

Ky është urimi nga Meti Berbatovci:

Image

Gazeta "Kosova Sot", jeni më të mirët. Ju faleminderit për gjithqka dhe për mbështetje. Vazhdoni punën dhe mos u ndalni.

Ky është urimi nga Sala Bekteshi

Image

Jemi mësuar që çdo herë gazeta "Kosova Sot" me gazetarin Armend Preteni, të shkruaj për projektet dhe të arriturat tona si artistë. Faleminderit që na jepni hapësirë. E unë sot me pakë fjalë po me gjithë zemër ju uroj sot e shumë vite gëzuar 26 vjetori i themelimit.

Gazetës "Kosova Sot", suksese pa fund e punë të mbarë...

Ky është urimi nga Vlora Kastrati

Image

Urime 26 vjetori gazeta "Kosova Sot", ju jeni nderi ynë prej asaj kohe 1998 e deri më sot.

Kemi nderin dhe kënaqesinë, të ju urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese sikurse deri më tani.

Ne si artistë ju kemi me borgj një falenderim të madh për gjithë këto vite kontribut dhe përkrahje.

Me shumë respekt, e juaja Vlora Kastrati.

 

Ky është urimi nga Selvete Tërstena:

Image

Më lejoni të ju dërgojë urimet më të përzemërta në përvjetorin tuaj të 26-të të gazetës "Kosova Sot". Sukseset tuaja të mos ndalën asnjë herë Ju faleminderit që kujdeseni për ne në momentet e sukseve tona .
Gëzuar!


Ky është urimi nga Sabrie Hoti:

Image

Shumë urime për ditëlindjen e 26-të  gazeta "Kosova Sot", ju shkoftë mbarë miku, shoku dhe gazetari i respektuar Armend Preteni.
Suksese gjithëherë në punën tuaj. Me respekt:Sabrije Hoti.

Ky është urimi nga Lumnije Menxhiqi:

Image

Sot feston ditëlindjen e 26-të gazeta ime e preferuar “Kosova Sot”. 
Profesionistit të lartë Armend Preteni, si dhe bashkpuntorëve të kësaj gazete ju dëshiroj suksese pafund dhe shumë e shumë përvjetorë të tjerë!
Njëherit dua të shpreh mirënjohje dhe respekt për perkrahjen e vazhdueshme të artistëve në mbarë trojet shqiptare duke mos na harruar edhe neve artistët e diasporës!
Merrni një përulje për punën e mrekullueshme që bëni!
Gëzuar!

(Kosova Sot Online)