Sunaj Saraçi&Vera Oruçaj: 'Kosova Sot', falemnderim të madh për seriozitetin e realitetin që ju kultivoni

  • A.P /
  • 12 September 2024 - 12:26
Sunaj Saraçi&Vera Oruçaj: 'Kosova Sot', falemnderim të madh për seriozitetin e realitetin që ju kultivoni

Kontributi i gazetës “Kosova Sot” në zhvillimet kulturore në vend gjatë këtyre dekadave të ekzistimit të saj ka qenë mjaft i rëndësishëm, posaçërisht në përkrahjen dhe hapësirën që u ka kushtuar njerëzve të artit dhe kulturës, trajtimin e fenomeneve të ndryshme, si dhe shqetësimeve të komunitetit artistik, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

 

Në këtë jubile, të gazetës, nuk kanë si të mungojnë as urimet e artistëve, e cila iu qëndroj pranë atyre në çdo hap të karrierës, duke qenë dëshmitare dhe transmetuese e artit deri tek publiku i tyre.

Ky është urimi nga Sunaj Saraçi&Vera Oruçaj

Gazeta "Kosova Sot", me gjithë punën e palodhshme që keni treguar për popullin mbarë shqipetar, unë Sunaj Saraçi dhe Vera Oruçaj, ju urojmë jubileun e 26-të. Paqit shëndet i gjithë stafi juaj dhe falemnderim të madh për seriozitetin e realitetin që ju kultivoni qdo ditë me informatat e përditshme që i jepni popullit. Respekte.

Image

(Kosova Sot Online)