Beni Baksi: 'Kosova Sot', një shpresë e informimit për aktualitetet e vendit

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 10:05
Beni Baksi: 'Kosova Sot', një shpresë e informimit për aktualitetet e vendit

Kontributi i gazetës “Kosova Sot” në zhvillimet kulturore në vend gjatë këtyre dekadave të ekzistimit të saj ka qenë mjaft i rëndësishëm, posaçërisht në përkrahjen dhe hapësirën që u ka kushtuar njerëzve të artit dhe kulturës, trajtimin e fenomeneve të ndryshme, si dhe shqetësimeve të komunitetit artistik, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në këtë jubile, të gazetës, nuk kanë si të mungojnë as urimet e artistëve, e cila iu qëndroj pranë atyre në çdo hap të karrierës, duke qenë dëshmitare dhe transmetuese e artit deri tek publiku i tyre.

Ky është urimi nga Beni Baksi: 

26 vite më parë u hap një dritare e informimit. Një nga gazetat ndër më të mirat "Kosova Sot", një shpresë e informimit për aktualitetet e vendit, një përkrahëse e kulturës, artit të muzikës. Unë nga zemra i falendëroj për të gjitha shkrimet rreth karreirës sime, e angazhimit tim artistik. "Kosovë Sot", i uroj punë e jetgjatësi e mbarësi. Me respekt falënderus pa fund nga Beni Baksi.

Image


(Kosova Sot Online)