Vesa Luma: 'Kosova Sot', uroj të jetoni gjatë sepse kemi nevojë për cilësi e gazetari të mirëfilltë

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 12:25
Vesa Luma: 'Kosova Sot', uroj të jetoni gjatë sepse kemi nevojë për cilësi e gazetari të mirëfilltë

Kontributi i gazetës “Kosova Sot” në zhvillimet kulturore në vend gjatë këtyre dekadave të ekzistimit të saj ka qenë mjaft i rëndësishëm, posaçërisht në përkrahjen dhe hapësirën që u ka kushtuar njerëzve të artit dhe kulturës, trajtimin e fenomeneve të ndryshme, si dhe shqetësimeve të komunitetit artistik, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në këtë jubile, të gazetës, nuk kanë si të mungojnë as urimet e artistëve, e cila iu qëndroj pranë atyre në çdo hap të karrierës, duke qenë dëshmitare dhe transmetuese e artit deri tek publiku i tyre.

Ky është urimi nga Vesa Luma:

Gëzuar 26 vjetori gazeta "Kosova Sot"!

“Dua të falenderoj "Kosova Sot" dhe ty Armend Preteni, që më keni mbështetur mua dhe shumë artistë të tjerë duke qenë korrekt dhe profesional në çdo lajm që keni bërë. Uroj të jetoni gjatë sepse kemi nevojë për cilësi e gazetari të mirëfilltë, më shumë se asnjëherë tjetër! Urime!

Image


(Kosova Sot Online)