Lexoni edhe:
Vesa Luma: 'Kosova Sot', uroj të jetoni gjatë sepse kemi nevojë për cilësi e gazetari të mirëfilltë
Kontributi i gazetës “Kosova Sot” në zhvillimet kulturore në vend gjatë këtyre dekadave të ekzistimit të saj ka qenë mjaft i rëndësishëm, posaçërisht në përkrahjen dhe hapësirën që u ka kushtuar njerëzve të artit dhe kulturës, trajtimin e fenomeneve të ndryshme, si dhe shqetësimeve të komunitetit artistik, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Në këtë jubile, të gazetës, nuk kanë si të mungojnë as urimet e artistëve, e cila iu qëndroj pranë atyre në çdo hap të karrierës, duke qenë dëshmitare dhe transmetuese e artit deri tek publiku i tyre.
Ky është urimi nga Nazife Bunjaku:
Urimet më të përzemërta me rastin e jubileut te 26 të "Kosova Sot". Gazeta, portali më i denjë për ne artistët, me këtë rast shfrytëzoj rastin të përshendes gazetarin Armend Preteni për përkrahjen e pafundme të të gjithë artistëve.
(Kosova Sot Online)