Çfarë po bëjnë Heidi dhe Romeo?

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 10:07
Çfarë po bëjnë Heidi dhe Romeo?

Çdo gjë nisi që prej ditëlindjes së Romeo Veshajt, moderatorit dhe një prej finalistëve të formatit “BBV3”. Në atë ditë speciale për të, një person tepër i rëndësishëm në jetën e tij ,mungonte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Bëhet fjalë për partneren e tij Heidi Bacin, romanca e të cilëve nisi brenda katër mureve të shtëpisë së ‘BBV’. Mungesa e një urimi prej Heidit ngjalli dyshime kudo nëpër rrjete teksa të gjithë pretendojnë për një krisje të mundshme në marrëdhënien e dyshes.

Pavarësisht aludimeve të cilat janë përhapur gjerë e gjatë në rrjet, nuk ka patur asnjë reagim prej të dyjave palëve.

Mirëpo mesa duket Romeo ka bërë një lëvizje të vogël nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it.

Image

(Kosova Sot Online)