Fero akuzon Arbenitën: Vajza më është kidnapuar

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 13:17
Fero akuzon Arbenitën: Vajza më është kidnapuar

Feronit Shabani i njohur si Fero, ka kërkuar ndihmë duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të, siç thotë ai, padrejtësive që i janë bërë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fero tha se vajza e tij sot është kidnapuar, për shkak se siç thotë ai, enti social pa i dhënë ndonjë detaj, i kanë thënë se vajza e tij ka ikur.

“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vet Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres unë ta shoh vajzën time. Befasohna se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjindet. Dhe, më tragjike ka qenë ndodhia e sotit ku unë e konsideroj se vajza më është kidnapuar me një lloj mënyrë, për shkak se enti social më ka njoftuar se në ora katër me ardhë me e marrë vajzën, e në moment që unë shkoj me e marrë vajzën në kohën e caktuar që ata ma kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se në çfarë drejtimi më është marrë vajza, vetëm se më thonë se vajza ka ikur”, tha Fero.

Ai ka thënë se do t’i padis personat që e kanë dërguar jashtë shtetit vajzën e tij.

“Unë kërkoj ndihmë nga çdo kush që merret me drejtësi që të më kthehet e drejta ime për vajzën time”. 

Image

(Kosova Sot Online)