Fjoralba tregon si i doli gjoksi gjatë moderimit

  • A.P /
  • 08 October 2024 - 13:30
Fjoralba tregon si i doli gjoksi gjatë moderimit

Fjoralba Ponari ka treguar ngjarjen e sikletshme që i ndodhi gjatë spektaklit ‘Portokalli’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkroi Fjoralba në ‘instastory’, aty zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit.

Moderatorja u pa e sikletosur, duke mbajtur me dorë fustanin që mos të hapej më shumë. U duk se Salsano e kuptoi situatën, dhe nisi ta ngacmojë në mënyrë humoristike.

Gjatë atij incidenti, Fjoralba tha: Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.

E kështu Fjoralba e kaloi situatën e pakëndshme, duke shkaktuar edhe të qeshura te publiku

Image


(Kosova Sot Online)