Kush po e 'akuzon' Bardhin për 'mashtrim'?

  • A.P /
  • 09 October 2024 - 10:16
Kush po e 'akuzon' Bardhin për 'mashtrim'?

Bardhi lansoi para pak ditësh këngën e tij më të re, “Qikes teme”, ku në mesin e rreshtave të tij ka thënë edhe disa fjalë për ish menaxherët e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por, jo gjithçka duket se ka shkuar ashtu siç Bardhi e thotë në këngë.

 

Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në një story në Instagram ku e “akuzon” atë se e ka anuluar koncertin në klubin e tyre për të shkuar në një klub tjetër vetëm pse ai i kishte ofruar më shumë para, 500 euro.

“Ky artisti që para tri dite u viktimizojke në kangë që kinse ish menaxhmenti po ia anulon koncertet, po del e kundërta”, thuhet fillimisht në këtë reagim.

Image


(Kosova Sot Online)