Ankohet Armina Mevlani: Kjo është diçka jo e drejtë

  • A.P /
  • 11 October 2024 - 12:28
Ankohet Armina Mevlani: Kjo është diçka jo e drejtë

Dy vite më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë, me një dasmë ku morën pjesë një rreth i ngushtë miqsh e familjarësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

E ftuar në një emision televiziv , Armina u pyet edhe për situatën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës i cili ndodhet nën arrest shtëpie. Si nusja e familjes Berisha, ajo komentoi si ka ndikuar kjo ngjarje përtej çështjes politike.

Armina Mevlani: Sigurisht përtej çështjes politike nuk është përjetuar mirë dhe është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë, shpresojmë për më mirë në vazhdim.

Gazetarja: Ti ke mundësi ta takosh besoj apo jo?

Armina Mevlani: Po patjetër, jemi në kontakt. Me thënë të drejtën, unë kam kuptuar me kalimin e kohës, qoftë në familje apo në marrëdhënie se gjithçka është shëndeti dhe për sa kohë që njerëzit janë të shëndtshëm dhe të fortë, do të dalë drita e diellit, e sigurt që po.

Image


(Kosova Sot Online)