Tash e një muaj përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit

  • A.P /
  • 12 October 2024 - 15:04
Tash e një muaj përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit

Ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy-ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç.

Vetëm javën e shkuar, u publikuan disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli.

Image

Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë.

Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij.

Miqtë e tij zbulojnë se, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë. Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit.

Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij, duke mos u parë asnjë femër pranë.

(Kosova Sot Online)