Lexoni edhe:
Pasi ka rënë nga ballkoni, vdiq ish-anëtari i grupit 'One Direction'
Tre muaj pasi në ambientet e një lokali në zonën e Kodrës së Diellit, goditën me shishe në fytyrë duke i shkaktuar plagë të rënda, modelen Klea Prenga, motrat Antonela dhe Mariela Berisha kanë vendosur të dorëzohen në polici, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pasi ka rënë nga ballkoni, vdiq ish-anëtari i grupit 'One Direction'Lexoni edhe:
“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se: Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë”, njofton policia.
Autoritetet sqarojnë në vijim se Antonela Berisha është lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa motra e saj Mariela ka përfunduar pas hekurave.
“Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.”, sqarojnë uniformat blu.
(Kosova Sot Online)