Heidi u jep përgjigje pyetjeve mbi lidhjen e saj me Romeon

  • A.P /
  • 18 October 2024 - 15:10
Heidi u jep përgjigje pyetjeve mbi lidhjen e saj me Romeon

Heidi dhe Romeo nuk janë ndarë, ta paktën jo në mënyrë përfundimtare. Prej disa muajsh ata kanë vendosur të qëndrojnë të tërhequr sa i takon marrëdhënies së tyre duke mos treguar asnjë detaj për fansat e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Heidi deklaroi se arsyeja kryesore pse vazhdon të qëndrojë në Shqipëri nuk është kontrata në Top Channel, por Romeo.

“Mua s’më mban në një vend profesioni ose puna. Ka shumë arsye të tjera që unë të rri në Shqipëri”, deklaroi Heidi Baci.

Por jo vetëm kaq! Heidi Baçi deklaron se nuk është penduar nga pjesëmarrja në Big Brother sepse ka dashurinë.

“Jo, nuk jam bërë pishman. Jam gjithsesi e lumtur për rrugëtimin tim, sepse kam dashuri, kështu që mua më pëlqen aktualisht. Nuk është ashtu siç duket. Do shumë përgjegjësi jeta e përditshme”, tha ajo.

A ishte zgjedhja e duhur për të?

Heidi: Shumë e bukur si eksperiencë. Patjetër që do ta ribëja. Çdo gjë që kam bërë në jetën time, do ta ribëja.

Çfarë do të kishte bërë ndryshe në BBV, nëse do të rifutej?

Heidi: Unë kjo jam, kështu që nuk dal dot nga karakteri. Nuk dal dot nga vetja. Kam qenë shumë tolerante, por unë kështu jam. Kështu është.

Image

(Kosova Sot Online)