Lexoni edhe:
Kiara Tito gati për një fëmijë të dytë
Trashëgimtarja dhe drejtuesja e “Top Channel” kurorëzoi dashurinë e saj disa vjeçare me Vis Bajraktarin, në një dasmë me 200 të ftuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kiara Tito gati për një fëmijë të dytëLexoni edhe:
Siç thuhej edhe në ftesën e ndarë në Tiranë, ata i dhanë premtimin e përjetshëm njëri-tjetrit më 9 gusht të këtij viti në Meksikë, në një ceremoni me shumë pak të ftuar, ndërsa dasma në Tiranë u organizua nga familja e dhëndrit. Duke respektuar kërkesën e çiftit, të shprehur edhe në ftesë, deri tani nuk ka qarkulluar asnjë foto në rrjet, megjithëse në mbrëmje morën pjesë shumë personazhe të njohur të jetës publike.
Artistët që u përzgjodhën për të performuar ishin Elita 5, të cilët sollën hitet e tyre për të ftuarit, dhe Albërie Hadërgjonaj, që ndezi atmosferën me këngët e saj festive. Dj Benito ishte gjithashtu pjesë e festës, duke krijuar një atmosferë plot gjallëri ku çifti dhe të ftuarit kërcyen pa pushim.
Ndër të ftuarit e shumtë ishin figura të njohura nga politika dhe media, përfshirë bashkëshorten e Kryeministrit, Linda Rama, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës me bashkëshorten Ajola Xoxa, Tom Doshin, Grida Dumën, Xhemi Shehun, Eno Popin, Bora Zemanin, Ori Nebijaj, Armina Mevlanin, Elvana Gjatën, Valdrin Sahitin etj.
U vu re mungesa e moderatores ikonë të “Top Channel”, Arbana Osmani, e cila ndodhej në Londër me familjen e saj sipas postimeve në Instagram.
Lori dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë të ngushtë, që i nxirrte në pah format trupore dhe ishte zbukuruar me gurë dhe temina, duke e bërë atë të shkëlqejë në skenë. Dekori i dasmës ishte po ashtu i veçantë, me një tavan të mbuluar me lule, ndriçim të zbehtë, shandelierë dhe qirinj, që krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme dhe të kushtueshme.
(Kosova Sot Online)