Zayn Malik shtyn turneun në SHBA pas vdekjes së Liam Payne

  • A.P /
  • 21 October 2024 - 13:12
Zayn Malik shtyn turneun në SHBA pas vdekjes së Liam Payne

Zayn Malik ka shtyrë pjesën e turneut të tij në SHBA, pas vdekjes së shokut të tij të ish-grupit “One Direction”, Liam Payne, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Duke pasur parasysh humbjen zemërthyese të përjetuar këtë javë, unë kam marrë vendimin të shtyj pjesën e “Stairway to the Sky” në SHBA”.

Pjesa amerikane e turneut të Malik do të vizitonte gjithashtu Las Vegas, Los Anxhelos dhe Uashington DC, duke përfunduar në New York më 3 nëntor.

Ai u ka thënë fansave në X se datat do të ricaktohen për në janar.

Turneu i Malik në SHBA ishte planifikuar të fillonte javën e ardhshme në San Francisko, me shfaqje të planifikuara pas fillimit të turneut në Las Vegas, Los Angeles, Washington DC dhe New York City.

Image

(Kosova Sot Online)