Lexoni edhe:
Pasi u përfol se u ndanë, flet Ilnisa
Pas largimit të saj nga emisioni i njohur “Goca dhe Gra,” Heidi ka marrë një mbështetje të veçantë nga nëna e saj, Lajla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një postim emocionues në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, Lajla i dedikon fjalë të ngrohta dhe krenarie vajzës së saj, duke theksuar se Heidi ka qenë burim krenarie që nga lindja dhe vazhdon të jetë “dielli i familjes.”
Pasi u përfol se u ndanë, flet Ilnisa Lexoni edhe:
Mesazhi i saj vjen pas një vale komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit e Heidit, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të largimit të saj nga emisioni.
Në mesazhin e saj, Lajla shprehet: “Një gjë ta dish të sigurtë Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, në çdo ditë të jetës. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam.”
(Kosova Sot Online)