Olta Gixhari emocionohet nga ky person

  • A.P /
  • 05 November 2024 - 08:18
Olta Gixhari emocionohet nga ky person

Olta Gixhari, përjetoi një moment emocionues dhe surprizues nga bashkëshorti i saj, Dori, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Asaj iu lexua një letër e cila ishte dërguar nga Dori, e cila përmbante fjalë dashurie që e preku thellë. Ndërsa moderatorja filloi ta lexonte, Olta, e cila ishte e habitur, e pyeti me dyshim: “S’ka mundësi! Ky s’është Dori!”, duke shprehur kështu habinë e saj për fjalët e ëmbla.

 

“Jeta ime,

Po të shkruaj këtë letër pas shumë kohësh që nuk shkëmbejmë mesazhe për ndjesitë tona, por flasim vetëm për përditshmërinë dhe çunat tanë.

Dua të të them se jam shumë krenar për ty dhe të dua gjithnjë e më shumë. Më ke zbukuruar jetën në çdo aspekt, e diamanti mbi të gjitha janë djemtë tanë.

Ti je dashuria ime më e madhe, dhe ajo që më bën të ndihem si një adoleshent kur të kam pranë. Je forca ime në momente të vështira dhe gëzimi im në ditë të trishta. Je ajo që na mbush shtëpinë me hare edhe atëherë kur je e dërrmuar e pagjumë.

Ne jemi shumë të lumtur kur ti je në shtëpi, dhe mezi presim të kthehesh kur je larg.

Këto kohë kur ti po punon larg shtëpisë ne jemi me ty sepse ne jemi një familje dhe nuk ndahemi kurrë, edhe pse vështirësi na dalin para, nuk ka asgjë të na ndajë.

Je mami më seksi në të gjithë botën, je vetvetja”.

Image

(Kosova Sot Online)