Lexoni edhe:
Artjola Toska reagon pasi u raportua se ishte në pritje të ëmbël
Dua Lipa ka regjistruar një album të ri përpara turneut të saj të parë në stadiume, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 29 vjeçe, ka regjistruar këngët e albumit të saj të ri live në koncertin e mbajtur në ‘Royal Albert Hall’ në tetor, sipas tabloidit britanik The Sun.
Artjola Toska reagon pasi u raportua se ishte në pritje të ëmbëlLexoni edhe:
Ky projekt i fundit pritet të publikohet brenda disa javësh dhe do të paraqesë shkëlqimin e orkestrës “Heritage” me 53 instrumentistë, një kor me 14 zëra dhe një grup muzikor prej shtatë anëtarësh, shkruan DailyMail.
Një burim për The Sun tha: “Dua deshi t’u japë fansave diçka në shenjë falënderimi pas një viti të mrekullueshëm. Ajo ka eksperimentuar me publikime live më parë, siç është performanca në ‘Brit Awards’, por kjo është hera e parë që do të publikojë një album të plotë live”.
Pritet që albumi të shpallet si projekt i ardhshëm në javët në vijim.
(Kosova Sot Online)