Ilnisa flet për Meritonin: Nuk jemi ndarë, shqiptarët këtë punë kanë

  • A.P /
  • 07 November 2024 - 09:30
Ilnisa flet për Meritonin: Nuk jemi ndarë, shqiptarët këtë punë kanë

Ilnisa Agolli, e ftuar në “Goca dhe Gra” ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin, të cilin e njohur në Big Brother VI, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ish-banorja e ka falenderuar publikisht, duke thënë se është përkrahja e saj më e madhe. “Është njeriu që unë konsultoj gjithçka para se të marr një vendim”, u shpreh gazetarja.

Ilnisa ka zbuluar se momentalisht po jetojnë bashkë, ndërsa tha dy fjalë edhe për thasheshemet se mes tyre ka pasur një krisje në lidhje.

“Nuk jemi ndarë, shqiptarët dhe portalet këtë punë kanë. Do vijë një kohë që të kemi një edukim si shoqëri posesive që kemi.  Për një pjesë të suportuesve tanë, kjo është zbukuruar, për pjesën tjetër vazhdon ai mllefi i çuditshëm”, u përgjigj ajo.

E pyetur nëse ndiejnë ndonjë ndryshim apo shqetësim për shkak të diferencës në moshë mes tyre, ajo tha se “nëse do më shqetësonte nuk do të isha me të. Jemi boll të edukuar të zgjedhim me këtë të rrimë dhe me kë duhet të rrimë. Diferenca e moshës nuk përbën problem”.

Image

(Kosova Sot Online)