Albërie Hadërgjonaj: Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme

  • A.P /
  • 13 November 2024 - 10:48
Albërie Hadërgjonaj: Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme

Albërie Hadërgjonaj, u bë nënë në moshën e hershme të 16 vjeç, dhe kur u pyet për mendimin e saj mbi martesën në rini, ajo dha një këshillë për vajzat e reja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”

Ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me ish-bashkëshortin, me të cilin nuk kishte folur për vite të tëra. “Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të,” u shpreh ajo.

Image


(Kosova Sot Online)