Buta pas dënimit të vëllait me 17 vjet: Zoti është i madh, çdo padrejtësi dikur ndëshkohet

  • A.P /
  • 13 November 2024 - 15:00
Buta pas dënimit të vëllait me 17 vjet: Zoti është i madh, çdo padrejtësi dikur ndëshkohet

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, duke lënë në fuqi dënimin me 17 vite burgim për Qëndrim Januzin, i cili akuzohej për vrasjen e G.H. në vitin 2022, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vendimi i Apelit erdhi pas shqyrtimit të ankesave të ndryshme, përfshirë kërkesën e Prokurorisë për një dënim më të lartë dhe ankesën e mbrojtësve të të akuzuarit që kërkonin ndryshimin e akuzës për “vrasje nën tronditje të fortë mendore”.

 

Në vendimin e Apelit po ashtu theksohet se ankesat e palëve nuk ishin të bazuara.

Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë vëllai i Qëndrimit, reperi Buta, në një shkrim të ndarë në Instagram.

“Zoti është i madh. Çkado që nuk të vran të bën më të fortë. Çdo plan i tij e ka një qëllim. Çdo sfidë e tij është provë. Çdo e keqe e ka një të mirë”, u shpreh artisti shqiptar.

Image

(Kosova Sot Online)