Olta Gixhari për Luizin: Ai është budalla, e rreh gruaja

  • A.P /
  • 22 November 2024 - 15:31
Olta Gixhari për Luizin: Ai është budalla, e rreh gruaja

Olta Gixhari, në një intervistë ndau detaje të panjohura për marrëdhëniet e saj me ish-banorët e Big Brother VIP, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktorja pranoi se nuk ka ruajtur kontakt me shumë prej tyre, përfshirë edhe fituesin e edicionit, Luiz Ejllin.

 

E pyetur nga Arbana për raportet e saj me Luizin gjatë xhirimeve të filmit ku të dy morën pjesë, Olta u përgjigj:

“Nuk kemi folur fare gjatë filmit. Aspak.” Kjo deklaratë shkaktoi habi te moderatorja, e cila e përsëriti: “Aspak?!” Olta, duke qeshur, shtoi: “Jo, fare. Ai është budalla… E rreh gruaja!”

Gixhari theksoi gjithashtu se nuk ndien pendesë për mënyrën si u pozicionua gjatë lojës në shtëpinë e Big Brother.

“Publiku ishte i fiksuar vetëm me Luizin dhe nuk pa fare aktoren tek unë,” tha ajo. Megjithatë, Olta mbetet e bindur se një aleancë me të brenda shtëpisë do ta kishte larguar më herët nga loja, ashtu siç ndodhi me të tjerët që iu afruan Luizin.

Image

(Kosova Sot Online)