Shqipe Abazi feston datëlindjen: 'Robi plaket kur don vet'

  • A.P /
  • 30 November 2024 - 15:00
Shqipe Abazi feston datëlindjen: 'Robi plaket kur don vet'

Këngëtarja e njohur, Shqipe Abazi, ka arsye të veçantë për të festuar sot, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Artisja e dashur për publikun shqiptar shënon ditëlindjen e saj, duke treguar se është në formën më të mirë të saj si kurrë më parë.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Shqipe Abazi ndau këtë moment të rëndësishëm me ndjekësit e saj, duke shkruar:
"Robi plaket kur don vet. Sot është ditëlindja ime."

Postimi ka marrë një numër të madh urimesh nga fansa, miq dhe kolegë artistë, të cilët kanë përgëzuar këngëtaren për energjinë dhe shpirtin rinor që e karakterizon.

Shqipe Abazi mbetet një nga emrat më të dashur të muzikës, duke lënë gjurmë me karrierën e saj të gjatë dhe të suksesshme. 


(Kosova Sot Online)