![](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/30/200x200_Shqipe_Abazi1732973153.jpg)
Lexoni edhe:
Shqipe Abazi feston datëlindjen: 'Robi plaket kur don vet'
Artistja Adelina Ismaili, mbetet një nga ikonat më të dashura të skenës shqiptare, e cila ka dëshmuar gjithmonë respektin dhe admirimin e saj për Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Për dekada me radhë, këngëtarja ka mbajtur epitetin e një dive unike, e cila e shfaqte publikisht nderimin e saj ndaj liderit historik të Kosovës.
Shqipe Abazi feston datëlindjen: 'Robi plaket kur don vet'Lexoni edhe:
Ky binom midis artistes dhe Presidentit Rugova është dokumentuar në imazhe të shumta që kanë mbetur në arkivë, duke dëshmuar një raport të çmuar.
Një nga këto momente është sjellë në vëmendje, ku Adelina, në një moshë të re, shfaqet përkrah Presidentit Rugova. Ky imazh, simbol i respektit të ndërsjellë, flet shumë për vlerat dhe qëndrimet e përbashkëta, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
“Një nga kujtimet më të mira, takimi me Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova”, kishte potencuar Ismaili.
Edhe sot, Adelina Ismaili vazhdon të flasë me entuziazëm për vlerat dhe kontributin e Ibrahim Rugovës, duke e përkujtuar atë si një figurë të pazëvendësueshme në historinë e Kosovës
(Kosova Sot Online)