Miriam Cani e zbulon a është në pritje të ëmbël

  • A.P /
  • 09 December 2024 - 15:12
Miriam Cani e zbulon a është në pritje të ëmbël

Së fundmi kudo nëpër rrjet u ngritën aludime se Miriam Cani është në pritje të ëmbël. Megjithatë, këngëtarja vetë i hodhi poshtë këto aludime, duke konfirmuar se nuk është shtatzënë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ajo tregoi se, megjithatë, herë pas here ajo dhe Albani e mendojnë mundësinë e të pasurit një fëmijë tjetër, sidomos kur i shohin ata që janë mirë së bashku për disa minuta. Alban, siç tha Miriami, shpesh i thotë: “Dy mrekulli kemi bërë, a nuk mund të bëjmë edhe një tjetër?”

Përveç kësaj, Miriami ka ndarë edhe lajme të tjera pozitive, duke zbuluar se brenda dy javësh do të publikohet një këngë e re, një duet me bashkëshortin e saj, Alban Skënderaj.

Herë pas here e kemi këtë dëshirën kur i shohim, kur janë mirë ato nja 2-3 minuta me njëri tjetrin. Thotë Albani, dy mrekulli kemi bërë, e bëjmë edhe një tjetër?! Edhe mua më kujtohen ato mendimet e netëve pa gjumë.

Image

(Kosova Sot Online)