Lexoni edhe:
Zbardhen detaje të reja nga vdekja e Liam Payne
Këngëtarët, Pirro Çako dhe Arilena Ara, konkurruan në festivalin e Këngës Magjike me duetin “Zero Gradë”, por u tërhoqën nga gara pak orë para finales, duke mos dhënë asnjë shpjegim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Pas përhapjes së lajmit për tërheqjen nga festivali të dy artistëve, reagoi producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea, i cili deklaroi se Pirro Çako ishte sëmurë, ndaj nuk mund të performonin në natën finale.
Zbardhen detaje të reja nga vdekja e Liam PayneLexoni edhe:
Por, pas deklaratës së Ardit Gjebreas, ka reaguar edhe këngëtarja Arilena Ara e cila ka thumbuar producentin.
Në një postim në Instagram, artistja falenderoi fansat, ndërsa thumboi Ardit Gjebrean duke u shprehur se “urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.”
“Përjetësisht falënderuese për kryeveprën që @pirrocako më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.
Përjetësisht mirënjohëse JU! Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët! Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocionin, mbështetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës.
Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë. Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju”, shkroi Arilena Ara.
Kosova Sot Online)