
Lexoni edhe:
Venera Lumani zbulon gjininë e fëmijës
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Genc Prelvukaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në muajin shkurt, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Në një deklaratë në llogarinë e tij sociale, Prelvukaj theksoi se për më shumë se dy dekada ka qenë pjesë e strukturave të PDK-së, duke kontribuar në realizimin e objektivave partiake dhe shtetërore.
Venera Lumani zbulon gjininë e fëmijësLexoni edhe:
“Gjithmonë në konsultim me kryetarin e partisë, z. Memli Krasniqi, dhe kandidatin për kryeministër, z. Bedri Hamza, kam vendosur t’i jap një impuls më të madh angazhimit tim politik, duke shpallur kandidaturën për deputet,” tha Prelvukaj.
Ai njoftoi se në listën e kandidatëve të PDK-së mban numrin 40 dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të arritur objektivin e tij politik.
“Do të jetë nder dhe përgjegjësi e madhe të kem mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim. Bashkë mund të kontribuojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë,” përfundoi ai.
(Kosova Sot Online)