Me këto fjalë e uron Bora djalin e saj

  • A P /
  • 13 December 2024 - 11:31
Me këto fjalë e uron Bora djalin e saj

Për moderatoren Bora Zemanin, sot është një ditë shumë e rëndësishme dhe e veçantë. Djali i saj, Arbori feston ditëlindjen dhe moderatorja nuk mund të mos i dedikonte disa fjalë të ëmbla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“10 vite dashuri e pastër” shkruan Bora krah një albumi fotografishë ndër vite ndërsa shprehet se ka qenë djali i saj ai i cili i mësoi dashurinë e pakushtëzuar dhe i dha forcën që as vetë nuk e dinte se e kishte.

“10 vite dashuri e pastër…
Fiks një dekadë më parë, erdhe në jetën time dhe gjithçka ndryshoi. U bëre drita që ndriçon çdo ditë, arsyeja pse buzëqesh edhe në momentet më të vështira.
Ti më mësove kaq shumë për jetën, për dashurinë e pakushtëzuar dhe për forcen që as vetë nuk e dija se e kisha.
Ne u rritëm bashkë… Çdo hap i yti ishte një hap edhe për mua, çdo fjalë e jote një mësim për mua, çdo përqafim një dhuratë që nuk ka çmim.

Image

(Kosova Sot Online)