Besa Morina është bërë nënë për herë të dytë

  • A.P /
  • 14 December 2024 - 11:42
Besa Morina është bërë nënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur Besa Morina ka ndarë sot një lajm të gëzueshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo është bërë nënë për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë djalin e saj të vogël, të cilin e ka quajtur Teo.

 

“Mirë se erdhe, biri ynë Teo, 13.12.2024,” ka shkruar Besa në një postim emocional në llogarinë e saj sociale, duke ndarë gëzimin e madh.

Ky moment i lumtur për këngëtaren dhe familjen e saj është pritur me urime të shumta.

Teo vjen si një bekim i dytë në jetën e Besës dhe partnerit të saj, duke plotësuar më tej familjen e tyre.

(Kosova Sot Online)