
Lexoni edhe:
Shkurte Fejza bën thirrje për një koncert dedikues për Parashqevi Simakun
Artistja e njohur Adelina Ismaili, një nga ikonat më të mëdha të muzikës shqiptare, sot feston 45-vjetorin e lindjes, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Lindur më 14 dhjetor 1979, Adelina ka mbetur një figurë e rëndësishme në skenën muzikore dhe një inspirim për shumë gjenerata.
Shkurte Fejza bën thirrje për një koncert dedikues për Parashqevi SimakunLexoni edhe:
Përveç karrierës së saj të jashtëzakonshme, Adelina ruan një pamje të freskët dhe plot energji, duke vazhduar të magjepsë publikun shqiptar. Aktualisht, ajo është një nga anëtaret e jurisë së spektaklit shumë të ndjekur "Albania's Got Talent" në Vizion Plus, ku personaliteti i saj karizmatik dhe profesionalizmi kanë fituar zemrat e audiencës.
Jeta e saj personale është po aq e lumtur sa karriera. Adelina dhe bashkëshorti i saj, Vali Krasniqi, janë prindër të një djali të mrekullueshëm, Uliksit, i cili është 7 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, nuk mungoi një dedikim i veçantë nga partneri i saj.
Vali e uroi publikisht Adelinën duke shkruar: "Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 të lumtura kështu siç të njoh vetëm unë, e qetë, e mirë, e bukur."
Adelina Ismaili vazhdon të shijojë suksesin e saj të vazhdueshëm dhe të mbetet një figurë inspiruese për fansat e saj të shumtë. Dita e saj e lindjes është një tjetër moment për të kujtuar kontributin e jashtëzakonshëm që ajo ka dhënë për muzikën dhe artin shqiptar.
(Kosova Sot Online)