Ja kush e takon Parashqevinë dhe jep lajmin e madh

  • A.P /
  • 16 December 2024 - 07:45
Ja kush e takon Parashqevinë dhe jep lajmin e madh

Elton Ilirjani ka arritur të takojë këngëtaren Parashqevi Simaku në Nju Jork, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ilirjani, i cili prej disa vitesh tashmë jeton dhe punon në SHBA, ka ndarë një fotografi të veçantë ku shihet teksa përqafon këngëtaren ikonike shqiptare në një lokal të metropolit amerikan.

 

Ajo shkëlqen nga buzëqeshja, teksa Eltoni shkruan se kjo është vetëm kafja e parë, në rrugën për ta rikthyer Parashqevi Simakun aty ku e meriton.

“Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)