Parashqevi Simaku shfaqet duke puthur flamurin kombëtar

  • A.P /
  • 18 December 2024 - 11:00
Parashqevi Simaku shfaqet duke puthur flamurin kombëtar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e Neë Yorkut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Është biznesmeni Elton Ilirjani që po kujdeset për ikonën e muzikës shqiptare. Së fundmi ai ka postuar një tjetër video ku Parashqevia shihet e kuruar deri në detaj.

Me flokët e valvitura, grim të lehtë, Parashqevi Simau shfaqet duke puthur flamurin kombëtarë.

Madje në një video, Ilirjani shkruan: “Parashqevi Somaku falënderon veçanërisht Kryetarin e Bashkisë Kavajë! Dhe ajo thotë: Zoti ju Bekoftë! Inshalla shihemi së shpejti”.

 

(Kosova Sot Online)