'Big Brother VIP Albania' do të kthehet me surpriza të mëdha

  • A.P /
  • 19 December 2024 - 14:05
'Big Brother VIP Albania' do të kthehet me surpriza të mëdha

Sara Hoxha ka ndarë një mesazh në Instagram, duke folur për përkushtimin dhe sfidat e saj në punë, ndërsa paralajmëron një sezon të ri dhe të jashtëzakonshëm të “Big Brother VIP Albania”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ajo shpreh krenarinë për një sistem pune që ka rezistuar sfidave dhe kohës, duke theksuar se puna dhe bashkëpunimi janë çelësi i suksesit.

“Rezultati i punës sime nuk jam vetëm unë. Me mua është një skuadër e madhe që dashuron atë që bën,” shkruan ajo, duke vlerësuar ekipin e saj për përkushtimin.

Mesazhi përfundon me një falënderim të veçantë për të gjithë ata që e mbështesin, teksa na fton të qëndrojmë në pritje për fillimin e sezonit të ri, duke lënë të kuptohet se do të jetë një eksperiencë unike.

Image


(Kosova Sot Online)