Armina Mevlani zbulon dhuratën e shtrenjtë që ka marrë

  • A.P /
  • 23 December 2024 - 10:40
Armina Mevlani zbulon dhuratën e shtrenjtë që ka marrë

Armina ka ndarë një histori të bukur lidhur me dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë nga bashkëshorti i saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Armina Mevlani ka folur hapur për pasionin e saj për modën dhe markat e njohura, duke pranuar se është një ndjekëse e përkushtuar e trendëve të fundit.

 

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, ajo ka zbuluar se shumica e veshjeve që mban janë rezultat i bashkëpunimeve me marka të njohura, duke theksuar se ato nuk janë gjithmonë blerjet e saj personale.

Ndërsa flet për momentet speciale të jetës së saj, Armina ka ndarë një histori të bukur lidhur me dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë nga bashkëshorti i saj, Shkëlzeni. Ajo ka treguar se ka marrë një byzylyk vintage, që e kishte pikasur më parë, si dhuratë për përvjetorin e tyre.

Armina u shpreh se Shkëlzeni e kishte blerë këtë aksesor në fshehtësi, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë. Për të, më shumë se vlera e objektit, ka qenë gjesti, kujdesi dhe vëmendja që ai ka treguar në zgjedhjen e dhuratës që ajo e donte aq shumë.

Image

(Kosova Sot Online)