Rozana Radi zbulon banorët që mendon se do shkojnë në finale

  • A.P /
  • 23 December 2024 - 11:21
Rozana Radi zbulon banorët që mendon se do shkojnë në finale

Dita e parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka nisur me diskutime të ndryshme, që nga dashuria, nominimet dhe finalistët e mundshëm të këtij edicioni.

Teksa Gerta Gixhari dhe Rozana Radi po qëndronin jashtë së bashku me disa banorë të tjerë, moderatorja e pyeti këngëtare në lidhje me finalistët që ajo mendon.

“Kush mendon që janë personat që do shkojnë në finale? Me kaq sa ke parë deri tani, për 24 orë”, e pyeti Gerta.

Rozana për një moment u mendua dhe më pas tha: “Sa shkojnë në finale?”.

(Kosova Sot Online)