Morena Tarakun do ta shohim në serialin e njohur turk

  • A.P /
  • 23 December 2024 - 15:12
Morena Tarakun do ta shohim në serialin e njohur turk

Këngëtarja kosovare, Morena Taraku, po e sfidon veten në një fushë të re. Pas suksesit të saj në muzikë, ajo ka vendosur të nisë një karrierë të re në aktrim, duke u bërë pjesë e një seriali turk të njohur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Seriali titullohet "Kızılcık Şerbeti", dhe transmetimi i tij është më 27 dhjetor. Ky hap i ri i Morenës është një risi për fansat e saj, që tashmë po e ndjekin me interes çdo lëvizje të saj në këtë drejtim.

Me këtë rol, Morena do të provoje një dimension të ri të talentit të saj, duke e pasuruar gjithashtu karrierën e saj artistike. Ajo ka zgjedhur një projekt ndërkombëtar, duke shfaqur ambicien për të shtrirë karrierën edhe në tregjet jashtë Kosovës.

Image

(Kosova Sot Online)