Pirro Çako: Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë

  • A.P /
  • 25 December 2024 - 15:14
Pirro Çako: Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë

Kantautori Pirro Çako rrëfeu bashkëpunimin me Parashqevi Simakun në vitin 1988 për këngën “E duam lumturinë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas suksesit të arritur në atë vit, ai u shpreh se sërish ka tentuar ta kontaktojë këngëtaren, por pa sukses.

 

Tashmë që ajo është gjetur, Çako kërkoi publikisht një bashkëpunim me artisten disa dekada më pas.

"Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë. I kam shkruar, kam kërkuar. Kisha dëshirë të rrija me të, të diskutonim, që pas shumë vitesh të kujtonim të kaluarën. Por nuk e pata këtë mundësi sepse nuk m’u përgjigj asnjëherë. U gëzova shumë që ajo u rishfaq dhe shpresoj që tani gjërat të shkojnë mirë për të. Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë, të bënim diçka bashkë nëse ajo do të vendosë vetë", u shpreh ai.

Image


(Kosova Sot Online)