
Lexoni edhe:
Ronela Hajati: Për një këngë nëna nuk më ka folur
Kiara Tito ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, duke reflektuar mbi vitin që po lëmë pas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes fjalëve të saj, ajo ka përshkruar 2024-n si një vit që ka sjellë sfida dhe ndryshime të mëdha në jetën e saj.
Ronela Hajati: Për një këngë nëna nuk më ka folur Lexoni edhe:
“U bëra nënë, një përvojë që më mbushi me dashuri dhe gëzim, por që gjithashtu kërkoi shumë përkushtim dhe forcë”, shkroi Kiara, duke theksuar emocionet dhe përjetimet e veçanta që i solli ky kapitull i ri në jetën e saj.
Ajo nuk la pa përmendur edhe sfidat e hasura gjatë këtij viti, por nënvizoi se ato e kanë bërë më të fortë dhe më mirënjohëse për gjithçka që ka.
“Pavarësisht vështirësive, ky vit më mësoi shumë dhe më bëri më të fortë”, përfundoi ajo, duke i thënë një lamtumirë të përzemërt 2024-s.
(Kosova Sot Online)