Adelina Ismaili ua uron Vitin e Ri: Gëzuar 2025, fat shëndet e lumturi

  • A.P /
  • 01 January 2025 - 08:23
Adelina Ismaili ua uron Vitin e Ri: Gëzuar 2025, fat shëndet e lumturi

Artistja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka shpërndarë një mesazh të ngrohtë dhe të sinqertë për ndjekësit e saj në llogarinë e saj sociale, duke i uruar ata për Vitin e Ri 2025, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Për të shënuar këtë moment, ajo ka postuar një foto të bukur familjare, duke pasur pranë personat më të dashur të jetës së saj: Valin dhe Uliksin.

Në postimin e saj, Adelina shkruan: "Gëzuar 2025, fat, shëndet dhe lumturi për të gjithë qytetarët", një urim i thjeshtë dhe i prekshëm që pasqyron dëshirën e saj për një vit të ri të mbushur me paqe dhe suksese për çdo individ.

Image

(Kosova Sot Online)