Lexoni edhe:
Gjyle Qollaku: Publiku shqiptar ruan një dashuri të madhe për këngën tradicionale
Vjosa Shehu është një këngëtare e talentuar që ka lindur në Prishtinë derisa tani jeton në Antwerp të Belgjikës. Ajo ka një trashëgimi muzikore të pasur nga familja pasi prindërit e saj ishin artistë të njohur lokalë, ndërsa xhaxhai është kompozitori i himnit kombëtar. Ky kontekst ka ndikuar shumë në zhvillimin e Vjosës si artiste, duke e rritur në një ambient ku muzika ishte gjithmonë e pranishme.
Gjyle Qollaku: Publiku shqiptar ruan një dashuri të madhe për këngën tradicionaleLexoni edhe:
Në vitin 2011, Vjosa bëri një hap të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore, duke lançuar këngën e saj të parë zyrtare, "Trance me up".
Këngëtarja e njohur Vjosa Shehu, në një intervistë ekskluizve për gazetën “Kosova Sot”, ka folur mbi karrierën dhe jetën e saj, të cilën ju ftojmë ta lexoni në vijim...
Kënga e fundit që keni publikuar me videoklip titullohet "DU DU", kush janë autorët dhe sa jeni ndarë e kënaqur me realizimin e këngës në tërësi?
Vjosa Shehu: Kënga "DUDU" është e punuar nga Ruzbeats, unë, Seven Saraqi dhe E=Mc2. Jam shumë e kënaqur me realizimin e këtij projekti, është një nga këngët e mia të preferuara. Ka pasur disa pengesa deri në përfundimin e projektit, por në fund të fundit ka shkuar gjithçka mirë.
Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji?
Vjosa Shehu: Gjatë viteve 1993-1995 kemi jetuar në Tiranë dhe vërtet kam nostalgji për atë kohë kur kam qenë ende në kopësht dhe luanim në rrugë gjithë ditën. Kam shumë kujtime të asaj kohe.
Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?
Vjosa Shehu: Fatkeqësisht, në këto kohë ka shumë prodhim masiv në skenën muzikore dhe doemos secili artist mundohet të gjejë receptin e duhur për të rënë në sy. Muzika duhet dëgjuar, jo shikuar.
A ka ndonjë moment që dëshironi ta ndryshonit në jetën dhe karrierën tuaj?
Vjosa Shehu: Besoj se secili njeri ka periudha në jetë që do të donte t’i ndryshonte, por nuk do të isha ajo që jam sot pa sfidat dhe vështirësitë që mi ka dhënë jeta.
Si e përjetoni reagimin e publikut kur performoni live?
Vjosa Shehu: Është vërtet një adrenalinë e papërshkrueshme, plot emocion që e shijoi në çdo përformancë para publikut.
Kur do t'ju shohim në në një duet me nënën tuaj, këngëtaren Lumnije Menxhiqi?
Vjosa Shehu: E kemi folur shumë për këtë mundësi, besoj se herët a vonë do të realizohet, se kur saktësisht mbetet për tu parë...
A ka ndonjë artist me të cilin dëshironi të bashkëpunoni, por ende nuk keni pasur mundësinë?
Vjosa Shehu: Ka shumë artistë me të cilët do të kisha dëshirë të bashkëpunoja, jo vetëm një në veçanti.
Cila ka qenë përvoja më interesante që keni përjetuar gjatë udhëtimeve si këngëtare?
Vjosa Shehu: Takimi me producentë dhe artistë që kanë qenë në primin e tyre gjatë viteve '90 në Belgjikë/Holandë ka qenë një nga përjetimet më të mira gjatë karrierës sime.
Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual apo duhet ndryshime urgjente?
Vjosa Shehu: Tregu ynë ka mangësi në prodhimin e artit. Një këngë e bukur me një tekst të mirëfilltë dhe jo vetëm turbo-folk. Shpresoj të kthehen vlerat e muzikës, siç ishin më parë.
Si e festoni Vitin e Ri?
Vjosa Shehu: Viti i ri festohet më së miri me njerëzit e shpirtit, s’ka rëndësi ku.
Për fund, cila është motoja që përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?
Vjosa Shehu: Carpe diem! Shfrytëzo çdo moment, çdo mundësi, sepse vetëm një jetë e kemi.
Intervistoi: Armend Preteni
(Kosova Sot Online)