Rozana përplaset ashpër me Gjestin: Nuk guxon të më prekesh

  • A.P /
  • 09 January 2025 - 12:13
Rozana përplaset ashpër me Gjestin: Nuk guxon të më prekesh

Gjesti ka nisur debatet e tij të para me Rozanën, duke e provokuar këtë të fundit se do i futej në vaskë kur ajo të lahej, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një gjë e tillë nuk u pranua nga këngëtarja, e cila i tha disa herë me ton serioz “me mua s’guxon ti”.

 

Gjesti, i “shtyrë nga kureshtja”, ka pyetur këngëtaren se përse ai nuk mund të marrë një guxim të tillë, por Rozana i tha prerë se “jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë”.

Gjesti: E kur më thua ti mua s’guxon, kjo do të thotë që ti po më provokon që unë të hyj (në vaskë) sepse ke qejf!

Image

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. Ti nuk guxon të afrohesh.

Gjesti: Kush tha? Ja ku rri unë, përmbi

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. E para një herë jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë.

Ky diskutim bëri që këngëtarja t’i afrohet Gjestit duke ngritur dhe gishtin, ndoshta për të treguar më shumë autoritet, por ai e pyeti se përse po e bën ajo një veprim të tillë.

“Zemra unë bëj ç’të dua, kjo është shtëpia ime!”, ishte përgjigjia e Rozanës.

Pas disa toneve serioze mes kësaj dyshe, Gjesti u zmbraps nga provokimi i tij, duke thënë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë (t’i futet në vaskë), sepse siç tha ai, e respekton këngëtaren.

Rozana: Gjesti, se mos na hidhesh në vaskë. Hidhu tani sa është bosh

Gjesti: Jo, nuk dua. Tani do futem të lahem me juve.

Gjesti: Pse s’guxoj? Ti ke vetëm të drejtën për tu çuar.

Rozana: Shih, shih. Hajde këtu. Me mua s’guxon

Rozana: Sepse kështu them unë.

Gjesti: E kur më thua ti mua s’guxon, kjo do të thotë që ti po më provokon që unë të hyj (në vaskë) sepse ke qejf!

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. Ti nuk guxon të afrohesh.

Gjesti: Kush tha? Ja ku rri unë, përmbi

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. E para një herë jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë

Gjesti: E pse po më afrohesh mua kështu?

(Kosova Sot Online)