Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

  • A.P /
  • 25 January 2025 - 12:16
Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Olta Gixhari ka reaguar në Instagram pas deklaratave të Rozanës në “Big Brother VIP Albania”, ku ajo pyeti se pse Gerta Gixhari nuk fliste për motrën e saj, Oltën, duke përmendur një mesazh urimi që kishte marrë nga Gerta. Kjo ka ngjallur interes dhe ka hapur pyetje te publiku për marrëdhënien mes motrave Gixhari dhe qëndrimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në edicionet e ndryshme të Big Brother, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në reagimin e saj, Olta ka sqaruar situatën, duke theksuar se heshtja e saj në rrjetet sociale lidhet me një kontratë që ajo ka si opinioniste në Big Brother VIP . Ajo ka shpjeguar se për arsye profesionale, nuk mund të postonte për motrën e saj, Gertën, e cila është pjesë e edicionit të Big Brother VIP Albania.

Në InstaStory, Olta shkroi: “Të dashur miq! Unë punoj në një Big Brother tjetër dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës tonë. Motrën time e dua më shumë se ju dhe nuk duroj dot të ma ‘preki’ njeri. Ju kërkoj mirëkuptim dhe durim! Me shumë dashuri nga unë.”

Ky reagim ka hedhur dritë mbi dashurinë e thellë dhe mbështetjen e Oltës për motrën e saj, pavarësisht heshtjes së saj në rrjetet sociale.

Image


(Kosova Sot Online)