
Lexoni edhe:
Parashqevi Simakut i hapet llogari zyrtare në Instagram
Këngëtarja Bleona Qereti i është përgjigjur menjëherë gazetarit Arian Çani, pasi ky i fundit ka thënë për të se nuk e duronte dot dhe ceku edhe faktin që Qereti merrte pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Parashqevi Simakut i hapet llogari zyrtare në InstagramLexoni edhe:
Këtë pasdite, Bleona ka vendosur të replikojë ashpër me Çanin, në rrjetin social Instagram. “O vemje pabukse”, i ka thënë Bleona-Arian Çanit. Këngëtarja ka shtuar më tej se “askush nuk e merr Çanin në punë dhe se po kërkon vëmendje me dëshpërim”.
Reagimi i plotë i Bleona Qerretit:
O Arjan Çani, përveç faktit që t’i je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe nëpër emisionet e tua siç edhe vetë e ke pohuar. Je një vemje pabukse, që s’të merr më asnjë televizion në punë se ty të ka dalë boja dhe jam shumë e vetëdijshme që me këtë video po të bëj shumë nder se do kapësh gazetat prapë. Por, në të njëjtën kohë kam arritur në konkluzionin që qenieve mashtruese ordinere si puna jote duhet të ulësh në nivelin e tyre që të flasësh me gjuhën që ata kuptojnë, se nëse unë ty të flas kinezçe, ti nuk arrit ta kuptosh.
Nëse unë them avion, ti do dalësh në ndonjë emision dhe do thuash biçikleta ime nuk ka krah. Kështu që po ta sqaroj njëherë e mirë, jo vetëm ty, por edhe ca vemjeve tjera që pashë tani në Uashington që rrinin prapa dyerve si e si të kapin një foto dhe me ardh me e shit në Shqipëri me kap naj lekë… KÇK siç thotë Edi Rama.
(Kosova Sot Online)