Emina Cunmulaj: Unë persianët dhe shqiptarët nuk mund t’i ndaj

  • A.P /
  • 31 January 2025 - 13:33
Emina Cunmulaj: Unë persianët dhe shqiptarët nuk mund t’i ndaj

Emina Cunmulaj ka ndarë mendimet e saj rreth lidhjes mes kulturës shqiptare dhe asaj persiane, duke theksuar se ka shumë ngjashmëri mes dy grupeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo, në një intervistë, u shpreh se edhe pse burrin e ka persian, ka arritur të kuptojë se disa vlera dhe tradita njerëzore janë të njëjta, pavarësisht nga kulti i origjinës.

 

“E di që njerëzit kanë paragjykime kur mendojnë për kulturore, por unë kam kuptuar që s’ka lidhje nga e ku je, disa gjëra janë të njëjta. Unë persianët dhe shqiptarët nuk mund t’i ndaj asesi, sa i përket traditave dhe kulturës. Pothuajse jemi njësoj,” tha Emina.

Një nga përvojat që e ka shënjuar gjatë kohës që jeton me burrin e saj është paragjykimi që ndonjëherë bëjnë njerëzit për veprime të përditshme. Siç thotë ajo, njësoj si shqiptaret që i gjykojnë thonjtë e dikujt, persianët kanë tendencën të kenë opinione të ngjashme për mënyrën se si tregohet kujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve.

Image

(Kosova Sot Online)